Posterous theme by Cory Watilo

Albanien und wie das "dort" plötzlich zum "hier" wird ...

121

 

 

Ich bin zuhause, in meinem richtigen Zuhause und jetzt mittlerweile in meinem einzigen Zuhause in Tirana, Albanien. In einer ganz fröhlichen sommerlichen Stimmung. Draußen ist es heiß, über 35 Grad, drinnen eher kühl - die Klimaanlage ist der Retter unserer Atmungswege. Es ist das erste Mal dass mir so stark einfällt wie plötzlich das Wort "dort" zum "hier" wird und wie das "hier" zum "dort". Und es geht dabei immer um die gleichen zwei Länder, Albanien und Österreich. Der gedankliche Übergang ging mühelos und ohne irgendwelches Drama über die Bühne. Ich hatte eine sehr lange Fahrt und hatte genügend Zeit um den Sonnenuntergang in Kroatien zu erleben, die bosnische un montenegrinische Nacht, den Lärm an allen Grenzen, und dann das schönste überhaupt, den Tages- und Sonnenaufgang in Albanien. Es war wahrscheinlich das erste Mal, dass ich den ganzen Prozeß beobachtete, der für mich mit meiner Ankunft in immer noch morgendlichen ruhigen Tirana endete. Das Ende bedeutete gleichzeitig ein Neubeginn und ich empfand es endlich auch so, auf einer ganz ruhigen Weise, wie ich es mir gewünscht hatte.

Auf Albanisch / Në shqip

Jam në shtëpi, në shtëpinë e vërtetë dhe në ndërkohë në shtëpinë time të vetme në Tiranë, në Shqipëri. Në një gjendje të gëzuar verore. Jashtë është nxehtë, mbi 35 gradë, brenda disi fresk - kondicioneri është shpëtuesi i rrugëve tona të frymëmarrjes. Eshtë hera e parë që vërej kaq fort sesi befas fjala "atje" kthehet në "këtu" dhe fjala "këtu" në "atje". Dhe këtu bëhet fjalë gjithmonë për po të njëjtët dy shtete, Shqipëri dhe Austri. Kalimi mendor kaloi pa lodhje e pa dramë. Pata një udhëtim të gjatë dhe mjaftueshëm kohë për të përjetuar perëndimin e diellit në Kroaci, natën boshnjake dhe malazeze, zhurmën në të gjithë kufinjtë dhe më të bukurën nga të gjitha, lindjen e ditës dhe të diellit në Shqipëri. Ishte ndoshta hera e parë që unë e vëzhgova të gjithë procesin, i cili u mbyll me mbërritjen time në Tiranën akoma të qetë mëngjesore. Fundi nënkuptoi njëkohësisht edhe një fillim të ri dhe unë më së fundi e ndjeva edhe kështu, në një mënyrë krejt të qetë, ashtu siç e kisha dëshiruar.

 

Foto: Lind Dita në Shqipëri / Der Tag geht auf in Albanien, irgendwo in Nordalbanien in der Nähe der Stadt Lezha.